Silence Pyetje&Pergjigje
Cilët janë avantazhet e nje motorri Silence?
Motorrat Silence janë pa zhurme, komod, ekonomik, nuk ndosin dhe kanë mirëmbajtje minimale. Kanë një shpejtësi më të madhe në krahasim më një motorr 125cc, por pa emetime, zhurme apo vibrim. E gjithë kjo tregon nje stabilitet më të madh në drejtim dhe një kursim prej 85% në krahasim me nje motorr me djegie të brendshme.
Me një motorr Silence mund të qarkullosh në çdo tip rruge, dhe sipas kapacitetit të baterisë do të jepet edhe autonomia përkatëse.
Me cilën patentë mund ti jap motorrit Silence?
S01 është ekuivalent i motorrave 125cc, dhe mund ti jepet me patentat e mëposhtme.
- Patente A1(Motorr deri 11 kw)* Vetëm për versionet deri 49cc dhe deri 50km/h.
- Patentë A2(Motorr nga 11 deri 35 Kw)
- Patentë B – Patentë Makine (Për motorrat deri 11Kw)
Sa mundem të kursej me një motorr elektrik Silence ?
Me një motorr elektirk Silence, që konsumon vetëm energji elektrike dhe ka një mirëmbajtje minimale dhe konsumon vetëm rrotat, ferrotat dhe frenat, mund te kursesh 225 euro për çdo 5000 km të përshkruar.
Për cdo 100 km të përshkruar konsumohet rreth 5.84 Kw. Duke llogaritur që mesatarisht cmimi i një Kw është 0.12 cent një motorr elektrik Silence konsumon rreth 0.70 cent per cdo 100 km. Përkundrazi çdo moticikletë me djegie të brendshme me të njëjtat karakteristika konsumon 4 litra për 100 km, me një cmim benzine prej 1.45 euro mesatarisht harxhon 5.80 euro për 100 kw.
Kush janë funksionet standarte të S01?
S01 është projektuar për të qënë një nivel tjetër dhe për të ofruar një guidë superiore ndaj atyre me djegie të brendshme, me një autonomi 115 km të homologuar dhe një përshpejtim nga 0-50km/h në vetëm3.8 sekonda. Karakteristikat e serisë për 500 prodhimet e para përfshijnë dhe lidhjen SIM – APP për smartphone falas deri 3 vjet, funksion të gjeolokacionit, akses nga larg te mjetit, njoftime mbi gjëndjen dhe 3 vjet garanci me një mirëmbajtje falas. Për më tepër, S01 ka tre lloje guidash dhe reverse gear, ndricim LED komplet dhe gjëra extra mjaft interesante si simboli për 500 mjetet e para, sigurimi për palë të tretë falas, kaskë dhe bluze Silence.
Sa tipe baterish ka? Cfarë autonomie kanë?
Modeli S01 ka një Baterry Pack të fuqishëm dhe të lëvizshëm me një kapacitet 5kwh, që mundëson një autonomi mbi 100 km.
Sa duhet për të karikuar një bateri?
Zakonisht nga 0 deri 100% karikim duhen përafërsisht 6 orë.
Nuk është e këshillueshme ta lësh baterinë deri në pikën e fundit (0), por është më mirë ta karikosh gjithmonë nga pak pa u ezauruar komplet. Në këtë mënyrë mbron jetëgjatësine e baterisë
E rëndëshishme: për të mos humbur garancinë, bateria duhet të jetë e karikuar të paktën një herë në muaj.
Si karikohet Bateria ?
Modeli Silence S01 është i pajisur me bateri të lëvizshme tip valixhe me rrota që i lejon drejtuesit të motorrit ta transportojë atë lehtëisht duke e e karikuar kudo në çdo prizë normale pa qënë nevoja të lëvizësh motorrin.
Është e mundur ta karikosh baterinë brenda motorrit, me cdo prizë normale dhe me një zgjatues SCHUKO
Sa jetëgjatësi ka bateria?
Bateritë Silence, të projektuara nga ne edhe pas 1000 karikimesh kanë një kapacitet deri 97%.
Të krijuara në fabrikën tonë, ato japin një siguri dhe mbrojtje më të madhe sepse prodhohen sipas standarteve europiane dhe në rast të cdo problemi teknik, zgjidhja është gjithmone me e shepjtë.
Ku mund ta çoj motorrin tim nëse kam problem?
Silence por zgjerohet dhe rrjeti i distributorëve do të jetë i gjithanshëm, në cdo qytet mbi 50.000 banorë do të jenë pikat tona. Pikat e kontrollit mund ti gjeni këtu.
A ka garanci motorri Silence?
Silence ofron kushtet më të mira me një garanci 3 vjeçare ndaj mjetit për 500 mjetet e para që do hidhen në treg.
Jashtë këtij promovimi, garancia e motorrit do të jetë 2 vjet ndërsa e baterisë do të jetë 3 vjet.
E rëndësishme: Për të mos humbur garancinë, bateria duhet të karikohet të paktën një herë në muaj.
Do më pëlqente ta provoja një motorr Silence. është e mundur të bëj një provë me të?
Kontakto cdo dyqan Silence pranë teje për të lënë një takim ku mund ta provosh motorrin.